You are currently viewing Dy të vdekur nga coronavirusi dhe 32 raste të reja në 24 orë

Dy të vdekur nga coronavirusi dhe 32 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746.

Në total numri i rasteve aktive është 591.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.056 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
/Telegrafi/