Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke qëndruar në Hagë ku do të zhvillojë takime me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.
Në ditën e dytë të vizitës së saj, Haxhiu sot do të takohet me ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ish-nënkryetarin e OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga Ministria e Drejtësisë.
Haxhiu dje ka takuar ish-shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryetarin e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.
Para nisjes për në Hagë, ministrja Albulena Haxhiu ka njoftuar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk kanë pranuar që të takohen me të. /Telegrafi/