You are currently viewing Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar datat për katër ndeshjet e ardhshme zyrtare të Përfaqësueses së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar datat për katër ndeshjet e ardhshme zyrtare të Përfaqësueses së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar datat për katër ndeshjet e ardhshme zyrtare të Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova luajti gjatë marsit dy ndeshje miqësore, duke fituar 5-0 në shtëpi ndaj Burkina Fasos dhe barazuar 1-1 në udhëtim te Zvicra.

Pas ndeshjeve miqësore, radha do t’i vijë shpejt edhe ndeshjeve zyrtare, pasi qershori pritet të jetë ‘muaji i Kosovës’.

“Dardanët” gjatë muajit qershor do t’i luajnë katër ndeshje zyrtare në kuadër të Ligë së Kombeve dhe FFK ka konfirmuar tashmë datat.

Kosova gjendet në Grupi 2 të Ligës C, së bashku me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron dhe pikërisht ndaj këtyre kombëtareve do të luajë në qershor.

Ndeshjen e parë, Kosova do ta luajë në udhëtim te Qipro me 2 qershor, pastaj me 5 qershor do të jetë nikoqire e Greqisë.

Më 9 qershor, Dardanët do të luajnë përsëri si vendas, pasi e presin Irlandën Veriore, teksa me 12 qershor do të luajnë ndeshjen kthyese me Greqinë në udhëtim. /Telegrafi/