Fillimi i shtatzënisë mund të shkaktojë shfaqjen e shumë simptomave për shkak të ndryshimeve të cilat ndodhin në trup.
Ndikimi i ndryshimeve të hormoneve shkakton disa ndryshime në trupin e femrës dhe mund të zgjasin gjatë tërë shtatzënisë, sepse njëra ndër ato ndryshme mund të jetë dehidratimi, transmeton Telegrafi.
Dehidratimi në shtatzëni mund të shkaktojë shumë probleme të rrezikshme shëndetësore te shtatzënat. Problemet serioze shëndetësore, të shkaktuara nga dehidratimi, mund të ndikojnë tek fëmija në barkun e nënës, duke shkaktuar procesin e panatyrshëm të lindjes.
Për t’u shmangur dehidratimi, shtatzënat duhet patjetër trupin e tyre t’ia përshtatin gjendjes së re, duke bërë jetë të shëndetshme.
Dehidrimi shfaqet kur trupi ynë mbetet pa lëngje, ndërsa kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme nëse kemi imuniteti të dobësuar. Qëllimi kryesor në eliminimin e problemit të dehidrimit është që sa më parë të zëvendësoni lëngjet, kripërat dhe mineralet të cilat kanë humbur për shkak të diarresë.
Të vjellat dhe diarreja janë dy shkaqet më të shpeshta të dehidrimit. Shkaktari mund të jetë edhe djersitja e shtuar, ndërsa shfaqet kur trupit dëshiron të ftohet në mënyrë të pavarur.
Arsyet për djersitjen e shtuar dhe të sforcuar mund të jenë të ndryshme, ndërsa kryesisht në pyetje është temperatura e rritur. Për këtë arsye tek sëmundjet rekomandohet konsumimi më i madh i lëngjeve. Kështu rreziku nga dehidrimi ulet në minimum.
Dehidrimin do ta njihni përmes kokëdhimbjes së madhe, lëkurës dhe buzëve të thata, me djersitjen e reduktuar, temperaturën e rritur trupore, lodhjen dhe të përzierat/të vjellat.
Urina e verdhë e errët, si dhe era keqe, mund të jenë simptoma dehidrimi, edhe pse vitaminat që shtatzënat konsumojnë mund të jenë arsye për këtë paraqitje.
Simptomat e përmendura më lartë janë shenja dehidrimi, ku kjo gjendje shumë shpejt mund të shpie tek anomalitë serioze, komplikimet në shtatzëni por madje edhe në lindje të parakohshme.
Mënyra më e mirë që të parandaloni dehidrimin është konsumimi i sasisë së rekomanduar të ujit. Minimumi optimal se sa duhet të pijë ujë shtatzëna gjatë ditës është 1.8 deri në 2.5 l, por edhe më shumë nëse është nevoja.
Shmangni kafeinën, lëngjet e ëmbla dhe çajërat të cilat stimulojnë lagjen. Më së miri pini ujë të pastër, në të cilin ndonjëherë mund të shtrydhni limon apo portokall.
Dehidrimi në fillim nuk është aq i rrezikshëm, parandalohet lehtë, por nëse nuk shërohet me kalimin e kohës kalon në formë më të rëndë. Forma e tillë e dehidrimit mund të çojë deri te alivanosja, koma, dështimi i organeve dhe në formën më të rëndë edhe deri te vdekja.
Në muajt e parë mund të përkeqësojë neverinë e mëngjesit, kokëdhembja mund të shpie në migrenë të fortë, mund të ndiheni të rraskapitur dhe të lodhur, por edhe mund të ju bie, të fikët.
Në tremujorin e dytë dhe të tretë, dehidrimi mund të shkaktojë shtimin e kontraktimeve të cilat mund të shpijnë në lindjen e parakohshme. Gjithashtu, dehidrimi mund të shkaktojë ngritje të temperaturës, ngërçe në muskuj, marramendje.