You are currently viewing Biden nuk tërhiqet për komentet e bëra për Putinin, thotë se nuk ka bërë thirrje për ndryshim regjimi në Rusi

Biden nuk tërhiqet për komentet e bëra për Putinin, thotë se nuk ka bërë thirrje për ndryshim regjimi në Rusi

Presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk do të kërkoj falje”, pasi javën e kaluar tha se Vladimir Putin nuk duhet të qëndroj në pushtet, duke shtuar se ai thjesht ka shprehur “zemërimin e tij moral”.

I pyetur nga gazetarët nëse pendohet që tha se Putin nuk do të duhej të mbetet në pushtet, Biden tha: “nuk po tërhiqem… këtë nuk e kam bërë atëherë, as tani nuk do ta bëjë. Thjesht kam shprehur zemërimin moral që e kam ndjerë, dhe nuk kërkoj falje për këtë”, tha Biden, transmeton Telegrafi.